Rreth Nesh

Me teknologji moderne dhe një trajtim të personalizuar, kujdesi juaj është prioriteti ynë

Në ZANI Dental, kujdesi ndaj pacientit është rrënjosur në një histori familjare që bashkon përvojën dhe inovacionin. Dr. Klodian Zani, me mbi 17 vite përkushtim dhe vizion bashkëkohor, udhëheq klinikën duke sjellë teknologji moderne dhe qasje të personalizuar për çdo nevojë. Trashëgimia nis me Dr. Skënder Zani I cili ka kontribuar ne stomatologji, për më shumë se gjashtë dekada duke ndërtuar besimin e qindra familjeve. Kjo histori pasohet edhe në brezin e tretë: Gioia Zani, e cila ndjek studimet për stomatologji, duke siguruar që tradita e kujdesit dhe pasionit për profesionin, të vazhdojë me të njëjtën energji dhe përkushtim në të ardhmen.

Procesi i Trajtimit

Dr. Klodian Zani

Dr. Klodian Zani është i njohur për ekspertizën e tij të veçantë në protetikë, si mbi dhëmbë natyral ashtu edhe mbi implante, duke rikthyer funksionin dhe estetikën e buzëqeshjes me precizion dhe natyralitet. Përvoja e tij e gjerë në implantologji e ka bërë një nga specialistët më të besuar për zgjidhje afatgjata dhe të personalizuara, ku çdo trajtim ndërtohet mbi bazën e kujdesit individual dhe teknologjisë moderne. Me mbi 17 vite përkushtim në klinikë dhe një sërë kursesh e trajnimesh të shumta brenda dhe jashtë vendit, ai ka ndihmuar qindra pacientë të rifitojnë jo vetëm buzëqeshjen, por edhe besimin dhe mirëqenien e tyre, duke e kthyer kujdesin dentar në një përvojë që shkon përtej teknikës.

Procesi Dentar

Përsosmëri në çdo hap të trajtimit

01

Konsulta Fillestare

Vlerësojmë gjendjen tuaj dentare dhe diskutojmë nevojat tuaja.

02

Plani i Trajtimit

Krijojmë një plan të personalizuar bazuar në diagnozën tuaj.

03

Trajtim Profesional

Kryejmë trajtimin me teknologji moderne dhe staf të specializuar.

04

Kujdes Pas Trajtimit

Ofrojmë udhëzime dhe kontrolle për rezultate afatgjata.